SPAK ka përfunduar verifikimet pasurore ndaj Klevis Canit, Edi Likës, Alban Mollaymerit dhe kushërinjtë Elvis e Alfred Vladi.

Në përfundim të këtyre hetimeve, SPAK ka paraqitur në gjykatë kërkesën për të konfiskuar 3.4 milionë Euro, 80 mijë Franga zvicerane, një godinë banimi dy kate me sipërfaqe kati përdhe 147.6 m2, kati parë me sipërfaqe158.5 m2 dhe truall me sipërfaqe 404 m2, mbi të cilin është ndërtuar objekti, e ndodhur në Njësinë Administrative Nr.11, Tiranë, një pronë e paluajtshme e llojit Ranishte me sipërfaqe 140 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm në Gjirin e Lalzit, Durrës dhe një pronë e paluajtshme e llojit Toke Arë me sipërfaqe 873 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm në Gjirin e Lalzit, Durrës.

Nga hetimet ka rezultuar se Elvis dhe Alfred Vladi janë porositësit e makinave Toyota Yaris nga Belgjika në vitin 2018, brenda të cilave ishin fshehur 3.4 milionë Eurot. /tvklan.al