“Kisha kohë që nuk e duroja dot Xhemalin pasi më shante dhe më ngacmonte bashkëshorten”. Kështu mësohet të ketë deklaruar përpara oficerëve të policisë, Isuf Hasa, 64-vjeçari i arrestuar si autor i vrasjes së fqinjit të tij, Xhemal Meta, mëngjesin e së hënës në fshatin Shëngjin i Vogël, në Zall Bastar. Në dëshminë e tij autori ka shtuar se për ngjarjen nuk ishte askush në dijeni.

“E qëllova pasi kishte shumë kohë që më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj si roje nate në Dajt, por Xhemali më ngacmonte, me thoshte si s’më dhe pak raki nga e gruas tënde. Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora edhe lekët diku tek 200 mijë lekë. Xhemali më kishte thënë vete që kishte lekë. Pas krimit, ika qetësisht për tek stacioni elektrik më pas zbrita për Tiranë. Çekiçin e mora me vete dhe e fsheha tek shtëpia e vajzës në Vorë”.

Pas arrestimit të autorit të vrasjes, Policia e Tiranës i gjeti atij paratë e vjedhura pas ekzekutimit, si dhe sendin e fortë me të cilin ai kreu ekzekutimin e 81-vjeçarit, Xhemal Meta.

Tv Klan