Vjehrri dhe nusja përballë njëri-tjetrit në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq” kanë diskutuar me njëri-tjetrin. Petriti kërkon një banesë ku të qëndrojë dhe për këtë kërkon ndihmën e djalit dhe të nuses. Por a do të pranojë Albana?
Eni Çobani: Nuk jemi këtu, në këtë seancë ndërmjetësimi për të imponuar askënd, por në fakt janë 3 fëmijë, bashkëshorti juaj dhe 2 të tjerë. Kjo bëhet dhe për ata. Keni përballë një baba, që i pranoi këto gabime. Më ndanë nga gruaja, më ndanë nga fëmijët. Ndodhin këto. E dashur nuk mund t’i themi këtij babai tani që eja dhe të të vëmë përpara përgjegjësisë. Përgjegjësitë e tij i pranoi tani në një moshë që nuk mund t’i pranonte, por i pranoi dhe tha: Unë kam gabime të mëdha ndaj fëmijëve, kam gabime ndoshta dhe për prishjen e martesës së parë, por kam gabime edhe me gruan e dytë. Tani, jam në rrugë me 4 insulina në xhep, ka nxjerrë dhe kutinë e ilaçeve gjithashtu. Me 100 mijë lekë të vjetra pension, nuk kemi pak dhembshuri për këtë babain, për t’i gjetur një mundësi?
Albana: Po mirë, më jepni ju një zgjidhje sepse ju thashë kam 3 fëmijë, një dhomë, ku ta lë?
Petriti: Po ti e mendon sa herë më ka rënë mua sheqeri sot me ty?
Albana: Nuk e kam fajin unë për këtë, nuk e ka fajin yt bir, më vjen shumë keq.
Petriti: Po ku të vdes unë, në mes të rrugëve?!
Eni Çobani: Personat që ju i përmendët besoj na kanë dëgjuar dhe do të na japin një përgjigje. Nëse është e vërtetë se kjo shumë parash është marrë nga ata dhe nuk është dhënë, të kemi shpresën që këto para t’i rimarrësh dhe me marrjen e parave ndoshta nuk do t’u biesh në qafë as nuses as djalit dhe mund të merrni një banesë të vogël. Por deri në atë moment Albana që të biem në dakordësi, juve do t’i jepni një mundësi?
Albana: Po, zonja Eni, por ky është shumë tip i vështirë.
Eni Çobani: E kuptoj sepse kur jeton 15 vjet pa njeri brenda juve ju prish dhe harmoninë padiskutim se do të futet një njeri i ri që ju nuk jeni mësuar, por është babai i burrit tuaj.
Albana: Zonja Eni me gjithë dëshirën, mund të them që bashkëshorti im do të flasë njëherë me vëllezërit e tjerë dhe mbase do të zgjidhin diçka./tvklan.al