Dy persona janë konfliktuar mes tyre dhe për pasojë një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në verandën e një lokali në Klos.

Autori, një 28-vjeçar, menjëherë është arratisur nga vendi i ngjarjes. I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit, është dërguar për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Shërbimet e policisë po krehin zonën për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motivit të plagosjes me thikë. /

abcnews.al