Lajme Arkiva 2003

Konflikti Nano-Meta nuk do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve sepse të gjithë njerëzit në Partinë Socialiste, janë angazhuar për fitore pavarësisht nga diversiteti në mendime. Kështu ka deklaruar Namik Dokle në takimin e zhvilluar me kandidatët për kryetar bashkisë dhe komunash në qarkun e Elbasanit. Edhe në bazën socialiste nuk vihen re çarje.

Namik Dokle: Janë çështje të diversitetit të mendimeve sepse Partia Socialiste gjithmonë e ka pasur këtë karakteristikë dhe ne gjithmonë kalojmë nga diskutimi në analizë, nga analiza në përfundim dhe nga përfundimi në vendim.

Namik Doklen e ka shqetësuar mungesa e elementit femër në kandidaturat e Partisë Socialsite për zgjedhjet e tetorit.

Namik Dokle: Fakti është se për rrethin e Elbasanit kemi tre shoqe që kandidojnë në tre komuna, janë tre shoqe shumë të mira të cilat kanë besim të plotë që do të fitojnë dhe do të jenë një shembull i mirë që në zgjedhjet e ardhshme të kemi më shumë shoqe.

Gjatë takimit që kemi zhvilluar me duar të mbyllura kandidatët kanë paraqitur edhe problemet e mungesës së energjisë elektrike, të ujit të pijshëm si edhe investimeve. Burime brenda takimit bëjnë të ditur se ka pasur edhe raste të kundërshtimit të kandidaturave të paraqitura./tvklan.al