Një konflikt i nisur në rrjetin social TikTok mes dy adoleshentëve ka degraduar në përplasje fizike, ku në total janë përfshirë 10 të rinj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një bar kafe në rrugën Gjin Bue Shpata në kryeqytet.

Si pasojë e konfliktit, adoleshentët e përfshirë kanë marrë dëmtime të lehta.

Për 9 prej tyre, Policia e Tiranës ka nisur hetim në gjendje të lirë ndërsa 1 tjetër gjithashtu pjesë e konfliktit është shpallur në kërkim.

Tv Klan