Ka nisur mes emocionesh dhe surprizash java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa konkurrente të reja janë bërë pjesë e kësaj romance live.

Ashtu siç ishte lajmëruar edhe nga produksioni, tre vajza janë pranuar nga audicionet për tu bërë pjesë e këtij ‘reality dating show’.

Valentina është 22-vjeçarja e cila ka ardhur nga Italia për të gjetur dashurinë në vendin e saj të lindjes.

Ajo shprehet se edhe pse ka baba italian, vetë ndihet 100% shqiptare dhe ndaj ka ardhur në Shqipëri për Saimirin.

“Mami im ka lindur në Shqipëri, por dashurinë e jetës e ka gjetur në Itali. Ndërsa unë kam lindur në Itali, por dashurinë kam ardhur ta kërkoj këtu në Shqipëri. Babai im është italian, por unë ndihem 100% shqiptare”, ka thënë Valentina.

Më tej ajo ka folur pak për veten, teksa thekson se që në moshën 5-vjeçare është marrë me balet dhe mezi pret një takim tango me Saimirin.

“Në moshën 5-vjeçare kam filluar baletin klasik dhe në asnjë moment nuk jam shkëputur nga baleti. Mezi po pres të kem një kërcim tango me Saimirin.

Më pëlqen të udhëtoj në shumë vende dhe të zbuloj kultura të reja. Kjo është edhe arsyeja që unë di 5 gjuhë të huaja. Jam pozitive, e ëmbël dhe shumë spontane. Kam një shpirt të lirë me të cilin dua të bëj për vete Saimirin”, është shprehur ajo.

Përveç Valentinës, në konkurrim këtë javë janë futur edhe Redona e Genarda./tvklan.al