Ditën e sotme programi “Rudina”, në TV Klan ndryshe nga herët e tjerë nuk u zhvillua në studio, por në ambjentet e një bar/restoranti. E ftuar ishte gazetarja Ilda Lumani, e cila është gjithashtu edhe drejtore e Revistës ‘Bordo’.
Përveç pasionit për modën, Ilda është e apasionuar pas turizmit dhe vendeve të bukura që ka Shqipëria dhe shpeshherë në revistën e saj, ajo ka bërë konkurse në fushën e turizmit për të promovuar vende të ndryshme të Shqipërisë.
Konkursi i fundit për të promovuar vendet turistike në Shqipëri ishte “Shqipëria nga Shtëpia”, i cili nisi më 18 Maj. Ky konkurs u zhvillua për 2 javë në faqen e instagramit të gazetares Lumani, ku të gjithë mund të dërgonin fotografi nga vendet që kishin vizituar Shqipërinë.
Më tej, Ilda erdhi edhe me projektin “Shqipëria kulinare”.
Ilda Lumani: “Shqipëria nga shtëpia lindi si një trill instagrami, por që u kthye në një guidë shumë të bukur informuese, jo vetëm për mua, por edhe gjithë ndjekësit, miqtë, njerëzit, që ne ndajme kohën në mediat sociale. Ishte një udhëtim shumë i bukur, që na njohu me Shqipërinë e panjohur, le të themi, se jo të gjithë e njohim dhe unë personalisht pashë vende shumë të bukura që nuk i kisha parë kurrë dhe sigurisht na dha indicio për të shkuar këtë verë. Unë kam piketuar disa vende, nuk e di sa do t’i realizoj, por kam zgjëdhur disa vende që mendoj që duhet t’i vizitoj patjetër këtë verë.
Rudina Magjistari: Ka qenë një konkurs shumë interesant, ne kemi komentuar fotot e ndryshme që kanë ardhur, foto të bëra nga njerëz të zakonshëm.
Ilda Lumani: Ajo që më bëri përshtypje që s’ishin vetëm njerëz të zakonshëm ishin dhe personazhe të shumë që më çuditën, domethënë që e pëlqyen, e përkrahën. Ishte shumë interesante, të gjithë kishin ndonjë foto që donin ta bënin pjesë, ta ndanin më shumë emocionin se sa të bëheshin pjesë e fitores. Më pas erdhi natyrshëm “Shqipëria kulinare”, e cila mendova që të vinte si një pjesë e dytë që të na informonte dhe për vendet, Njerëzit mund të sjellin eksperiencat e tyre përmes fotove dhe videove dhe ka qenë një ndarje eksperiencash e bukur edhe kjo, që na e ka bërë ditën më të lezetshme le të themi./tvklan.al