Një qytetar italian është ndaluar nga policia në aeroportin e Romës dhe është raportuar te autoritet, pasi që u përpoq të hynte në vend me dy skifterë të Azisë Jugore me vlerë prej qindra mijëra eurosh.
Në një deklaratë të dhënë nga Policia e Financave, u tha se zogjtë ishin etiketuar me unaza false, imitime të atyre legale.
Skifterët e njohur si “black shaheens “, janë një lloj i rrezikuar zogjësh grabitqar, jo-migrues dhe nuk mund të shiten në Itali.
Shitja e llojit të tyre do të kishte sjellë përfitime të mëdha financiare për personin që u kap.
“Ekziston një grup i madh njerëzish të gatshëm të paguajnë shuma marramendëse parash për këto specie shumë të rralla të cilat nuk mund të gjenden në Itali,” tha koloneli i policisë Stefano Ciotti.
Italiani u ndalua në aeroportin Fiumicino, pas arritjes nga një fluturim nga Dubai.
Policia tha se çifti i skifterëve dy vjeçarë, tani ndodhen në një vend të sigurt, të zgjedhur nga organet kompetente./tvklan.al