Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuri që po kalonte rrugën ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Podgorie – Korçë, rreth 500 metra mbi vendin e quajtur “Lapidari i Podgories” .
Një 40-vjeçar Fatos Kapushi, banues në Podgorie duke drejtuar automjetin tip “Opel”, me targa AA 254 DL, ka aksidentuar duke i shkaktuar vdekjen, R.M, 74 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec, i cili ka qenë këmbësor në rrugë.
Policia ka arrestuar 40-vjeçarin, për të cilin rëndon akuza e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”/tvklan.