Koreja e Veriut mund të lëshojë një tjetër raketë balistike ndërkontinentale ditën e nesërme më 9 shtator.
Kështu thotë kryeministri i Koresë së Jugut, Lee Nak – yon.
Pretendimi vjen pasi ditën e nesërme shteti komunist feston Ditën e Themelimit të Republikës së Koresë së Veriut.
Një vit më parë, në këtë datë Koreja Veriore bëri testin e pestë bërthamor. Kësaj radhe, Kim Jong testimin e gjashtë bërthamor e bëri disa ditë më parë. Shteti komunist deklaroi se testoi me sukses një bombë me hidrogjen, shumë herë më e fuqishme se një bombë atomike.
Ky veprim nxiti reagimin e ashpër të ndërkombëtarëve, ndërsa Koreja e Jugut kërkoi armë më të fuqishme nga SHBA për t’u mbrojtur nga fqinji i saj i padisiplinuar.
Para testimit të bombës me hidrogjen, Koreja e Veriut kishte lëshuar një raketë balistike që kaloi mbi Japoni dhe u rrëzua në Oqeanin Paqësor. Dyshimet se janë edhe nesër shteti komunist do të bëjë manovra ushtarake për ditën e themelimit.
/tvklan.al