Koreja e Veriut ka akuzuar Seulin se ka dërguar dronë që shpërndanin fletëpalosje kundër regjimit të liderit Kim Jong Un.

Ministria e Jashtme në Phenian tha në një deklaratë se dronët e Koresë së Jugut u zbuluan mbi kryeqytet gjatë tre netëve këtë javë.

Peheniani e cilësoi një provokim të rëndë politik dhe ushtarak që mund të çojë në një konflikt të armatosur mes dy shteteve.

Autoritetet në Korenë e Veriut paralajmëruan se do të përgjigjen pa paralajmërim nëse dronët e Koresë së Jugut zbulohen përsëri në territorin e saj.

I pyetur në lidhje me pretendimet e Koresë së Veriut gjatë një seance dëgjimore parlamentare, ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun mohoi dërgimin e dronëve.

Që nga Maji, Koreja e Veriut ka dërguar mijëra balona që mbanin mbeturina të ndryshme në drejtim të Koresë së Jugu si kundërpërgjigje ndaj fletëpalosjeve kundër regjimit komunist.

Klan News