Dezinfektohen klientët dhe respektohet distanca mes tyre
Në distancë nga njëri – tjetri dhe me maska, qytetarët presin në radhë për të bërë blerjet e përditshmërisë. Masat e marra për parandalimin e koronavirusit kanë ndryshuar jo vetëm sjelljen e tyre, por edhe të bizneseve.
Ky zotëri dezinfekton të gjithë blerësit përpara se të futen në furrën e bukës dhe bën thirrje të respektohet distanca prej 1 metër.
Qytetarët duket se e kanë pranuar këtë situatë duke ju përmbajtur masave të reja.
Edhe shitëset janë pajisur me maska dhe doreza për të ulur kontaktin me klientët.
Një situatë e ngjashme duket edhe tek marketet që kanë vendosur dezinfektantë në hyrje të tyre.
Autoritetet kanë marrë masa edhe për dezinfektimin e pikave të kontrollit në kryeqytet të ngritura nga policia dhe ushtria.
Tv Klan