Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Që nga mbrëmja e djeshme dhe deri më sot, fusha e mbetjeve është ndezur disa herë.

Korrespondentja e Klan News, Greta Haskaj raporton se ka dyshime që zjarri është i qëllimshëm.

Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi edhe të favorizuar nga era e fortë, ndërsa tymi toksik po përhapet në qytet./tvklan.al