Në orën 12:00, do të paraqitet në SPAK kryetari i PD Sali Berisha, për t’u njohur me rezultatin e hetimeve mbi çështjen e kompleksit “Partizani”.


Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, përballë hyrjes së Prokurorisë së Posaçme është vënë kordoni i policisë. Po ashtu, Garda e Republikës ka shtuar masat e sigurisë rreth e rrotull institucionit.

Fletëthirrje ka edhe për dhëndrin e ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit do të njihet me provat e siguruara deri më tani për çështjen në fjalë, bashkë me biznesmenin Fatmir Bektashi.

/tvklan.al