Aktorja e famshme turke, Beren Saat, i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi në rrjetet sociale mbi besimin e saj.
Komentuesi kishte zgjedhur të pyeste “A është myslimane?” poshtë një fotoje ku aktorja e famshme shfaqej me bikini në plazhet turke.
“
Po, jam lindur myslimane, jam një grua laike dhe e pavarur. Gëzohem që u njohëm
”, u përgjigj Saat sipas “Hurriyet”.
Një ditë më parë ajo postoi foto nga pushimet që ka nisur me bashkëshortin e saj këngëtar, Kenan Dogulu. Aktorja 34-vjeçare po kalon një periudhë pushimi që prej përfundimit të serialit “Sulltanesha Kosem.” Nuk dihet ende nëse ajo do të shfaqet në ekran me një projekt të ri në muajin shtator. /tvklan.al