Aktorja turke, Beren Saat, është rikthyer këtë fundjavë pas një mungese të gjatë në rrjetet sociale.

 Kohë më parë, aktorja e dashur bëri një pauzë me postimet e saj në median sociale për shkak të fyerjeve të rënda që kishin mbërritur në adresë të saj nga një pjesë e ndjekësve. Saat njihet si sekulariste dhe opozitare me qeverinë në Turqi.

“Hurriyet” raporton se Saat, e cila ka mbi 3 milionë ndjekës në Instagram, fillimisht postoi një foto të dy maceve nga Stambolli, ndërsa sot u shfaq tepër e gëzuar me dy qen.

33-vjeçarja njihet në Shqipëri për rolet e shumta në seriale shumë të ndjekura, si “Cili është faji i Fatmagylit?”, “Dashuri e Ndaluar”, Hakmarrje” si dhe sëfundmi për rolin e Sulltaneshës Kosem në serialin me të njëjtin emër. /tvklan.al