Autoritetet kosovare janë të hapura për bashkëpunim në hetime me ato serbe, për zbardhjen e vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviç.

Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug, Ministria e Drejtësisë së Kosovës i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, duke i ofruar të gjithë ndihmën dhe materialet e mbledhura hetimore.

Me ndërmjetësimin e EULEX-it, ministritë e të dy vendeve shprehen të gatshme për bashkëpunim në hetime dhe shkëmbime informacionesh. Oliver Ivanoviç u vra më 16 Janar përpara selisë së partisë së tij, në Mitrovicë. Pak ditë më parë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha gjatë vizitës në veriun e Kosovës se zbardhja e këtij krimi është në të mirë të dy popujve.

Tv Klan