Qarkullimi në autostradat e Kosovës pritet të bëhet me pagesë, pasi të jetë vlerësuar efektshmëria e futjes së pagesës në “Rrugën e Kombit”, nga autoritetet e Shqipërisë.
Kështu kanë deklaruar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Por ende nuk është marrë ndonjë vendim kur do të fillojë aplikimi i tarifave rrugore.
Kosova, me buxhetin e saj ka punuar në dy autostrada, njërën që e lidh me Shqipërinë nga njëra anë dhe në pritje të lidhjes me Serbinë nga ana tjetër. Megjithatë kjo nismë nuk është pranuar nga qytetarët e Kosovës.
Dy autostradat e Kosovës të ndërtuara me buxhetin e vendit kapin një shifër prej mbi një miliard e gjysmë euro pa një ndihmë nga jashtë. Autostrada Durrës – Kukës – Morinë, që lidh Kosovën më Shqipërinë e quajtur “Ibrahim Rugova”, zyrtarisht thuhet se ka kushtuar mbi 700 milionë euro.
Vënia e taksave për shfrytëzimin e autostradave, do të bëhet për arsye të menaxhimit dhe mirëmbajtjes nga sektori privat, për shkak të kostove të papërballueshme për buxhetin.Lidhur me procesin e dhënies me koncesion, Qeveria ende nuk ka bërë ndonjë plan të detajuar./tvklan.al