Zemaj: Vaksina mbërrin brenda Shkurtit

Kosova ka synim vaksinimin e më shumë se 75% të popullatës. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat e para do të arrijnë gjatë këtij muaji ndërsa do të fillojnë me të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe personelin shëndetësor.

“Kjo nënkupton 2 milion e 700 mijë doza për vaksinim në faza ta ndara dhe me sigurimin e kushteve dhe kritereve që duhet të përmbajë përdorimi i një vaksine shpresojmë që kjo dinamikë të plotësohet komplet në vitin 2021”.

Ndërkohë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik i janë dorëzuar sot edhe 100 mijë teste të tjera për të vazhduar testimin në masë me shpresën se pas ardhjes së vaksinës testet më të mos jenë të domosdoshme.

“Aktualisht në Kosovë janë mese 6400 raste aktive, shumica e pacientëve kanë pasur nevojë për oksigjeno-terapi. Ndërsa është konfirmuar edhe infektimi për herë të dytë me koronavirus të disa pacientë”.

Javën e kaluar janë konfirmuar edhe tri raste me variantin e ri britanik të Covid-19.

Tv Klan