Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Mitrovica e lodhur nga tensionet më të fundit sot ka qenë më e qetë, por forca shumkombëshe KFOR vazhdon të jetë e alarmuar tre ditë pas luftimeve intensive me snajper. Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Klaus Rajnhard njoftoi dje në mbrëmje se trupat britanike që ruajn aktualisht urën qëndrore që lidh dy pjesët e qytetit do të zëvendësohen nga ushtarë grek të forcës shumkombëshe. Por britanikët vazhdojnë të bëjnë roje në këtë sektor mjaft të ndjeshëm.
Ushtarët britankë të vendosur në urë i deklaruan AFP-së se nuk kishin djeni për një zëvendësim të mundshëm. Sipas një zëdhënësi francez të KFOR-it të shtëna me automatik janë dëgjuar dje në mbrëmje në qytet pa mundur të përcaktoj se nga cila anë e qytetit vinin.
Duke përshkruar mbrëm evolucionin e dispozitivit të KFOR-it në Mitrovicë gjenerali Rajnhard bëri gjithashtu të ditur shtypit se trupat italiane do të zëvendësohen nga trupa gjermane. Ai pretendonte ta vazhdonte këtë politikë të zëvendësimeve të shpeshta me qëllim që ta ndërkombëtarizoj Mitrovicën. Gjithashtu Rajnhard bëri të ditur se batalioni francez në Mitrovicë së fundmi në qendër të diskutimeve do të mbetet në qytet./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori