Mijëra kosovarë dhe shqiptarë në mbarë botën festojnë sot 1 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Festimet për ditëlindjen e parë nisën në orën 11 në një seancë plenare në kuvend ku mbajtën fjalën e tyre 3 udhëheqësit e vendit. Presidenti Fatmir Sejdiu, uroi gjithë popullin e Kosovës për 1 vjetorin e pavarësisë duke thënë se shteti i ri është vend i shanseve të barabarta për të gjithë qytetarët.
Fatmir Sejdiu: “Në rast se Serbia nuk e pranon realitetit, por e lufton atë duke vazhduar ndërhyrjet dhe tendencën për të na destabilizuar në pjesë të caktuara të … Kosovës.”
Hashim Thaçi: “Është ditë për të festuar sëbashku me ngrohtësi, gëzim dhe solidaritet.”
Festimet vazhduan më pas me marshimin e pavarësisë së fëmijëve dhe mijëra të tjerëve. Kosova është veshur me flamuj shtetëror dhe kuqezi, këngë dhe valle ushtojnë nëpër rrugët e Prishtinës, nëpër dritare janë varur simbolet e shtetit të ri ndërsa makinat e veshura me flamuj qarkullojnë në festë.
Atmosfera u nxeh që në rit e para të mëngjesit kur mijëra njerëz shumë prej të cilëve kanë ardhur nga e gjithë bota dolën nëpër rrugë. Kjo është dita e rilindjes së Kosovës dhe mbylljes së një kapitulli të përgjakur të historisë nga dora serbe. Shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008 kulmoi vuajtjet 50 vjeçare nga shtypja dhe brutaliteti i Beogradit./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle