Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Visar Ymeri quhet djali 2 vjeçar nga Kosova, i cili ka lindur me një dëfekt natyror. Ai nuk mund të hajë sende të ngruta dhe ka dy vite që ushqehet vetëm me qumësht gjiri. Por janë mjekët britanikë të cilët e kanë marrë djalin në një spital në Skoci me shpresë se do të mund ti rregullojnë këtë difekt të lindur Visarit dhe ti shpëtojnë atij jetën.
Ndërkohë mëse 30 refugjatë të Kosovës rezultojnë të humbur në Australi pas shpalljes së tyre emigrant të paligjshëm dhe dhënies së urdhërit për kthimin e tyre në Kosovë. Rojat e sigurimit rrethuan dje kampin pas refuzimit të refugjatëve shqiptar për të fluturuar drejt Kosovës.
Shumë prej refugjatëve nuk duan të kthehen në shtëpitë e tyre dhe afro 100 prej tyre filluan të dielën grevën e urisë. Por njëri prej refugjatëve u tha gazetarëve se greva e urisë kishte përfunduar. Ndërkohë afro 3500 kosovarë janë kthyer pas deklaratës së dhjetorit të komisionerit të lartë për refugjatët, sipas të cilit ishte i parrezikshëm kthimi i tyre./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori