Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Bernard Kushner ka ftuar në një takim liderët politik shqiptar të Krahinës. Sipas burimeve nga Kosovan në këtë takim të zhvilluar dje në mbrëmje vonë ka marrë pjesë kryeministri i qeverisë së përkohshme Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, kryetari i Lëvizjes së Bashkuar Demokratike Rexhep Qosja etj.
Ky takim është zhvilluar me dyer të mbyllura për opinionin dhe median pasi nuk duhet të deklarohej gjë pa u arritur diçka konkrete kanë thënë zyrtar të UMNIK-ut. Në ndërtesën ku zhvillohej takimi kanë qenë të pranishëm edhe një delegacion i OKB-së i cili gjatë ditës kishte zhvilluar takime të veçanta me liderët politik të Kosovës.
Mësohet se ky takim ishte thirrur nga Bernard Kushner për të diskutuar për krijimin e një ekzekutivi të vetëm për Kosovën me pjesmarrjen e një spektri të gjerë politikë. Sot është njoftuar për vrasjen e tre serbëve në Krahinë. Ushtarët e KFOR zbuluan kufomat e një çifti të moshuar serb të vrarë në apartamentin e tyre në Prizëren. Ndërkohë misioni i OKB në Kosovë bëri të ditur se rezulton i humbur njëri prej përkthesve të tij, i cili mendohet të jetë grabitur në Prishtinë./tvklan.al