Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vazhdon largimi i serbëve nga Kosova. Siç bëjnë të ditur burime të ndryshme deri tani janë larguar rreth gjysma e serbëve të krahinës. Kryeministri Thaçi më parë ka deklaruar se sërbët që nuk kanë lyer duart me gjak mund të qëndrojnë për të filluar një bashkëjetes pa urrejtje. Trupat e KFOR ndërkohë shoqërojnë karvanët me njerëz drejt territorit të Serbisë.
Burime nga Beogradi bëjnë të ditur se katër shqiptar të të akuzuar për pjesmarrje në UÇK u dënuan nga gjykata ushtarake në Nish me burgime që varjon nga 1-3 vjet. Këta luftëtar të UÇK-së janë kapur prej forcave serbe gjat luftimeve ne vende të ndryshme të Kosovës.
Dhuna në Serbi ka lënë rrugët për të zbritur në fushën e blertë. Kështu dhjetra tifoz të Yllit të Kuq të Beogradit janë përleshur me tifozët kundërshtar dhe policinë, në një ndeshje për kampionatin e filluar jugosllav me skuadrën e Boraçit. Përleshja në stadium ka qenë e përgjakshme kur mes tifozëve Beogradas ka patur dhe ish-paramilitar që kanë luftuar në Kosovë./tvklan.al