Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

SHBA konfirmoi disa operacione të trupave amerikane kundër post-komandave dhe vendeve të fshehta me armë të një grupi shqiptarësh në Kosovë. Këto operacione të ndërrmara tregojnë se trupat amerikane të KFOR-it kanë synimin të përmbushin misionin e tyre për të krijuar një mjedis të sigurt në Kosovë., ka deklaruar zëdhënësi i departamentit të shtetit Xhejms Rubin.

Ushtarët amerikanë që kanë mbrritur me helikopter dhe autoblinda kanë bastisur të mërkurën, 5 qendra të Kosovës të kontrolluara nga amerikanët. Ndërkohë një mbledhje e re e grupit të kontaktit për ish-Jugosllavinë e kërkuar nga Franca dhe SHBA mund të zhvillohet javën e ardhshme.

Gjatë kësaj mbledhje do të sqarohen qëndrimet ndaj komunitetit shqiptar të Kosovës, lidhur me refuzimin e pavarësisë së Kosovës. Riaktivizimi i grupit të kontaktit do të lejojë gjithashtu të përgatiten zgjedhjet lokale të parashikuara për në vjeshtë në Kosovë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori