Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Komisioni Qendror i Garancive Statutore vendosi të përjashtojë nga partia kryetarin e PS Mat, zgjedhur nga konferenca e zhvilluar në datën 7 Korrik. Kërkesën e paraqitur nga sekretari organizativ Agron Dibra, ky komision e ka mbështetur si rast flagrant për shkelje të rendë të statutit dhe të vendimeve të kryesisë së partisë.
Agron Dibra: “T’i kërkojë kryesisë që në ushtrim të kompetencave të veta statutore, të kërkojë deri në largimin, çregjistrimin nga PS të anëtarit të PS Agim Hysa, për thyerje dhe shkelje të rënda të PS. Vendimi i Komisionit Qendror i Garancive Statutore është i detyrueshëm për t’u zbatuar dhe përfundimtarë”.
Agim Hysa njihet si mbështetës i kundërshtarëve të kryeministrit brenda partisë dhe sipas tij, çregjistrimi është në kuadër të gjuetisë së shtrigave nga PS. Komisioni Qendror i Garancive Statutore vlerësoi se duhet verifikuar mandati i delegatëve që morën pjesë në konferencën e Matit dhe nëse vlerësohen si të humbura të përsëritet i gjithë procesi zgjedhor./tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj