Lajme Arkiva 2003
Partia Aleanca Demokratike me president Neritan Ceka regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të tetorit 2003, pas vendimit të kolegjit zgjedhor.
Neritan Ceka: Ne na jep të drejtën për ta regjistruar, pra është një vendim i formës së prerë i papengueshëm si rrjedhim që sot aleanca demokratike figuron e regjistruar në këto zgjedhje nën emrin Neritan Ceka. Së dyti hodhi poshtë pretendimet e zotit Arben Imami që me një grup të shkëputur nga Aleanca Demokratike ka pretenduar për ta regjistruar ai Aleancën Demokratike.
Mandati i Neritan Cekës mbi bazën e të cilit kolegji zgjedhor vendosi regjistrimin e tij për zgjedhjet vendore ka mbaruar që në vitin 2000 sipas deputetëve Imami dhe Zogaj.
Arben Imami: Mandati i zotit Cekaj ka mbaruar që në vitin 2000 dhe nga viti 2000 e mbrapa e kam përfaqësuar unë partinë. Në zgjedhjet parlamentare siç citova, të qershorit të vitit 2001 të 24 qershorit dhe në këtë mënyrë janë zgjedhur deputetë zoti Cekaj, zoti Zogaj edhe unë me mua si kryetar partie. E njëjta gjë ka ndodhur në janar të 2002. E vetmja gjë që ka ndryshuar në këtë ndërkohë është fakti që ne kemi dalë në opozitë, kurse zoti Ceka ka ndejtur në gjirin e pushtetit dhe siguron të tilla vendime të gjyqësore nga banda e Fatos Nanos.
Partia Aleanca Demokratike e drejtuar nga Arben Imami do të dalë në zgjedhje nën çadrën e Partisë Demokratike duke mbështetur kandidatët e saj për kryetar bashkie dhe ku duke konkurruar për anëtarë vetëm në këshillat bashkiak dhe kryetar komunash./tvklan.al