Ditën e zgjedhjeve elektorale, nuk do të ketë mungesa të energjisë elektrike. Kjo ka qenë marrëveshja e garantuar mes kreut te KQZ-së, Arben Ristani, dhe drejtuesit më të lartë të OSSH-së, Sahit Dollapi.
Arben Ristani: “Këtë herë ky mision është akoma më i rëndësishëm duke patur parasysh faktin që do të përdoret teknologjia e kamerave për numërimin e votave dhe përdorimi i këtij sistemi është i lidhur ngushtë me furnizimin e pa ndërprerë me energji elektrike. Kemi angazhimin paraprak të OSSH-së, i cili po formalizohet sot me lidhjen e kësaj marrëveshje”.
Kreu i OSSH-së, garantoi se ditën e zgjedhjeve në të gjithë vendin do të ketë furnizim pa ndërprerje me energji elektrike. Në rast të një defekti do të vihen në punë dhe gjeneratorë të lëvizshëm në të gjitha qendrat e votimit.
Sahit Dollapi: “Vëmendja jonë kryesore do të jetë edhe në qendrat e numërimit, në 60 qendrat e numërimit të votave për zgjedhjet e 28 qershorit”.
Për të garantuar një proces të drejte dhe të standardeve të larta, KQZ dhe OSSH nënshkruajnë të parën marrëveshje të këtij lloji duke i paraprirë çdo ndërhyrje në këtë proces të rëndësishme siç është dita e zgjedhjeve elektorale./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani