Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos të mos pranohet Patria Aleanca Demokratike, si subjekt politik konkurrues në zgjedhje. Sipas zëdhënësit të KQZ Erton Sinani, kjo është vendosur me shumicë votash, pasi janë dëgjuar dy krahët në parti, krahu Ceka dhe krahu Imami.

Sipas zëdhënësit të Arben Imamit, vendime gjyqësore të paraqitura nga Neritan Ceka për pozicionin e tij si president i PAD, nuk janë marrë në konsideratë nga KQZ, duke lënë përfundimisht pa regjistruar këtë parti.

Edvin Kulluri:- “Sot KQZ mori në shqyrtim kërkesën e zotit Neritan Ceka dhe të palës tjetër, për regjistrimin e PAD, në zgjedhjet lokale të Tetorit, Pas shqyrtimit të argumenteve që dhanë palët dhe anëtarët e KQZ, vendimi i konsistojë në faktin që Aleanca Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet e 12 Tetorit, pra nuk do të marrë pjesë. Ne do të ndjekim të gjitha hapat ligjor të duhura dhe të mundshëm, për regjistrimin e PAD në emër të kryesisë ekzekutive dhe kryetarit të saj, zotit Arben Imami”.

PAD është një nga partitë anëtare të Aleancës për Shtetin. Mos regjistrimi i saj si subjekt politik, konkurrent elektoral, bën që PS të paraqitet në koalicione zgjedhore vetëm me Partinë Agrare./tvklan.al