Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë shtyrjen e afatit përfundimtar të verifikimit të listave të zgjedhësve i parashikuar për datën 13 shtator. Kjo kërkesë ka ardhur jo vetëm nga partitë politike shqiptare, por dhe nga organizmat europianë të vendosur në Tiranë. Në këtë linjë, zëdhënësi i OSBE-së Giovani Porta, tha se ka mospërputhje dhe pasaktësira në lista, por që ende ka kohë për t’i eliminuar.

Edhe përfaqësuesi special i Këshillit të Europës në Tiranë Grunet, shprehet se është detyrë e çdo qytetari që në këtë vend demokratik të sigurohet se ka të drejtën për të votuar. Nëse emri i ndonjërit nuk është përfshirë në list, atëherë duhet të paraqesë ankesën pranë komisioneve lokale të zgjedhjeve dhe të sigurohet se emri është futur në listë.

Njerëzit nuk duhet të ulen dhe të presi që emrat e tyre të futen në këto lista. I pyetur për fushatën e Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste deri tani, Grunet tha se nuk kishte ndonjë koment për të bërë përveçse asaj se fushata elektorale duket shumë e gjallë. Në çdo vend demokratik fushatat zgjedhore janë të gjalla ku kandidatët paraqesin argumentat dhe kundër argumentat.

Përveç kësaj nuk mund të bëj ndonjë koment tjetër pasi këtë e thotë dhe ligji juaj sipas të cilit të huajt nuk mund të luajnë ndonjë rol gjatë fushatave elektorale, kështu që nuk mund të shprehem për përmbajtjen e kësaj fushate./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame