Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e ka shtyrë për ditën e nesërme vendimmarrjen për fatin e mandatit të Fredi Belerit. Avokatja e tij ka kërkuar që klienti i saj, edhe pse në burg, të ketë mundësi të përfaqësojë personalisht pretendimet e tij.

Kërkesë që është marrë në konsideratë nga komisioneri Celibashi. Nuk dihet nëse Beleri do të lejohet që të jetë fizikisht në mbledhjen e KQZ ku do të vendoset ndërprerja e mandatit të tij si kandidat fitues pasi u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për shit/blerje votash.

Apo nëse do të ketë mundësi të komunikojë me KQZ përmes një platforme virtuale.

Tv Klan