Lajme Arkiva 2003
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të zvarrisë rezultatin e zgjedhjeve vendore për kryeqytetin e nuk përcakton një kojë të qartë se kur do të shpallet zyrtarisht fituesi.
Erton Sinani: Nuk mund të themi një datë për shpalljen e rezultatit përfundimtar për sa i përket Bashkisë Tiranë pasi kjo çështje është duke u shqyrtuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas seancave konsultative me komisionerët e KZQV-së së Tiranës do të marrë në shqyrtim edhe tabelat e rezultateve dhe procesverbalet e qendrave të votimit të cilat konsiderohen të vlefshme ku kanë marrë firmat e shumicës së anëtarëve të KZQV-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikon të dhënat e ardhura nga 366 të KZQV-ve të njësive vendore të territorit zgjedhor. Për subjektet politike është shpallur përqindja e votave të marra në këshillat e bashkive ose komunave si dhe për partitë dhe koalicionet, KQZ ka shpallur edhe numrin e njësive të fituara./tvklan.al