Moska nuk ka bërë kurrë asnjë marrëveshje me shefin e Telegram, Pavel Durov. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se ai nuk ishte në dijeni të ndonjë takimi midis sipërmarrësit të teknologjisë dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Një gjykatës francez e vendosi Durovin me origjinë ruse nën hetim zyrtar mbi veprat e supozuara që përfshinin: bashkëfajësi në administrimin e një platforme online për të mundësuar transaksione të paligjshme nga një bandë e organizuar, refuzimi për të komunikuar me autoritetet si dhe bashkëfajësi në shpërndarjen kriminale të imazheve me përmbajtje intime të fëmijëve, trafik droge dhe mashtrim.
Peskov u shpreh se çështja kundër tij nuk duhet të kthehet në persekutim politik. Moska u përpoq dhe dështoi të bllokonte Telegram, i cili ka pothuajse 1 miliard përdorues, në 2018, dhe ka kërkuar që platforma të dorëzojë të dhëna në të kaluarën, diçka që Durov thotë se ai refuzoi ta bënte. Rasti ka bërë që marrëdhëniet franko-ruse të bien në nivele të reja të ulëta ku disa figura pro-Kremlinit kanë akuzuar Uashingtonin se qëndron pas ndalimit të Durovit, diçka që Parisi e ka mohuar.
Ndërkaq presidenti Emmanuel Macron ka marrë përgjegjësinë e plotë për dhënien e nënshtetësisë franceze CEO i aplikacionit të mesazheve Telegram, Pavel Durov, disa ditë pasi një zëdhënës presidentit tha se ishte një vendim i ministrisë së jashtme.
“I dhashë nënshtetësinë franceze zotit Durov, i cili mësoi frëngjisht, siç i dhashë zotit [Evan] Spiegel, një sipërmarrës amerikan, siç u dhashë nënshtetësinë disa sportistëve dhe artistëve, dhe mendoj se kjo është diçka që është shumë e mirë dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë”, tha Macron gjatë një udhëtimi të palidhur në kryeqytetin serb Beograd të enjten.
Të dhënat zyrtare tregojnë se Durovit iu dha zyrtarisht nënshtetësia franceze në vitin 2021. Një raport i thelluar nga Le Monde vitin e kaluar theksoi mungesën e transparencës rreth çështjes. Macron hodhi poshtë gjithashtu raportet që sugjeronin se ai po planifikonte të takonte Durovin. Sipërmarrësi është liruar me kusht që të paguajë një shumë prej 5 milionë eurosh dhe i ndalohet të largohet nga Franca derisa hetimet vazhdojnë. Për më tepër, atij i kërkohet të paraqitet në polici.
Klan News