Mijëra besimtarë katolikë në Tiranë, Shkodër dhe zona të tjera të vendit festuan mbrëmë në mesnatë Pashkët.

Në katedralen e Shën Palit në kryeqytet, festimet vazhduan deri në orët e para të mëngjesit.

Mesha solemne e Pashkës u mbajt nga kryepeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot Rrok Mirdita.

Festime me rastin e Pashkëve u bënë edhe në qytetin e Shkodrës.

Kremtimi i Pashkës shënon një ndër festat më të rëndësishme në kalendarin e krishterë.

Në qendër të kësaj dite është ringjallja e Jezu Krishtit, në ditën e tretë pas vdekjes në kryqin e Golgotës.

Besimtarët janë lutur për më shumë dashuri, paqe dhe begati, duke i uruar njëri-tjetrit “Gëzuar Pashkët” dhe “Krishti u ngjall”.

Kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, përcolli dhe urimin e saj për këtë ditë të veçantë.

Jozefina Topalli: “Unë shfrytëzoj rastin për të uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar dhe përshumvjet Pashkët”./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro