Ones: Shqipëria mbron vlerat perëndimore
243-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara mblodhi krerët më të lartë të shtetit, presidentin Meta, kryeparlamentarin Ruçi, ministra dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Ambasada Amerikane.
Gjatë fjalës së saj, e
ngarkuara me punë Leyla Moses Ones përmendi të përbashkëtat mes Shqipërisë dheShteteve të Bashkuara në mbrojtjen e vlerave perëndimore.“Edhe, Shqipëria, ashtu si Amerika, u ngrit
gjithashtu për të drejtat e saj 28 vjet më parë, ku shumë rrezikuan gjithçka–përfshijetët e tyre–si për të përfytyruar, ashtu edhe për të punuar për një fillim tëri për vendin tuaj. Historitë tona përkatëse kombëtare vazhdojnë të shpalosendhe uroj të vazhdojnë ta bëjnë këtë, në drejtimin e duhur dhe fisnik. Sëbashku, ne duhet të vazhdojmë të ndjekim vlerat dhe idealet tona perëndimore”.Diplomatja amerikane theksoi se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të Shqipërisë në rrugën e ndërtimin të institucioneve të forta demokratike që mbrojnë lirinë. Për të arritur këtë, ajo vlerësoi përparimin që është bërë me Reformën në Drejtësi, e në veçanti në ngritjen e organeve të pavarura të KLP dhe KLGJ, si dhe punën për krijimin e strukturave antikorrupsion si SPAK, BKH.
Tv Klan