Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan për protestën e Ligës Profesioniste. Në një lidhje direkte me “Opinion”, Duka tha se rrogat e futbollistëve “mund të varjojnë nga 200 euro në 6 apo 7 mijë Euro”.
Për sa i përket deklaratës së kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili ka thënë se futbollistët nuk deklarohen me pagat reale, Duka iu përgjigj me një shembull.
“Kjo është si të flasësh në studio televizive pa asnjë argument. Por unë i them kryeministrit që vëllai i tij është i siguruar me një rrogë 5 milionë Lekë. Por ka dhe disa klube që deklarojnë më pak rroga nga sa i kanë realisht”, tha ai.
Më tej kreu i FSHF-së po ashtu tha se ka folur disa herë me Ramën, dhe tha se Kryeministri ka qenë optimist për plotësimin e kërkesave. “Kam folur më shumë se njëherë, ka qenë optimist që këto do të ndryshime do të bëhen”, tha ai./tvklan.al