Ilir Meta: “Kush nga LSI-ja ka thënë se do të ketë mundësi për të qeverisur bashkë me Berishën apo PD në të ardhmen, askush. Në rast se koalicioni ynë nuk fiton i vetëm, i shikon mundësitë e bashkëqeverisjes me PS-në nuk sjell ndonjë gjë të re. Sepse ne gjithnjë në të gjitha qëndrimet që kemi mbajtur në të kaluarën kemi bërë një dallim të qartë midis faktit që ne e shohim PS-në dhe socialistët në përgjithësi si aleatë potencial dhe të natyrshëm gjithmonë dhe faktit që lidershipi i tyre ka kryer veprime të cilat nuk i kanë shërbyer interesave të opozitarizmit në Shqipëri, apo të mbrojtjes së demokracisë në Shqipëri, apo të mbrojtjes së kushtetutës që ka votuar populli shqiptar, apo të pavarësisë së sistemit gjyqësor që është cenuar rëndë në Shqipëri e kështu me radhë.”/tvklan.al