Burg jo vetëm për konsumatorët që vjedhin energjinë elektrike, por edhe për punonjësit e korruptuar dhe të pa përgjegjshëm të OSSH-së. Kështu është shprehur drejtori i operatorit të shpërndarjes, duke konfirmuar deklaratën e ministrit të energjetikës Genc Ruli, një ditë më parë mbi përgatitjen e një drafti ligjorë për abuzuesit me energjinë.
Sahit Dollapi: “Është propozuar qeverisë që për çdo ndërhyrje në rrjetin e energjisë elektrike, në rrjetin elektrik të çdo konsumatori nuk do ketë më gjobë po do ketë dënim me burg. Gjithashtu këtij ligji do t’i propozohet dhe do t’i shtohet edhe një pjesë tjetër për të gjithë ata punonjës të operatorit të sistemit të shpërndarjes, të cilët vërtetohet se ka ndërhyrë në rrjetin elektrik me sistemin e matjes në aparaturat që kanë të bëjnë me matjen e energjisë elektrike, jo masë administrative largim nga puna, por masa duhet të jetë ndjekje penale”.
Kjo masë vjen në një kohë kur OSSH ka hyrë në procesin e privatizimit. Është kjo një garanci që qeveria po i jep investitorit që pritet të blej këtë sektor strategjik, pasi do të reduktojë ndjeshëm abuzimet me energjinë çka përkthehet në më shumë të ardhura për kompaninë./tvklan.al
Gazetari: Fjorald Zguro
Montazh: Ergis Hasanbelli