Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është ndalur në qytetin e Rrëshenit. Në fjalën e tij ai nënvizoi reformat e arritura në këto katër vite qeverisje dhe shprehu besimin e shqiptarëve për një mandat të dytë qeverisës së këtij koalicioni.
Fatmir Mediu: “Ne që ndihemi ndryshe, ne që duam një jetë ndryshe, në që duam një të ardhme ndryshe, një Mirditë ndryshe një Shqipëri dinjitoze le të vazhdojmë përpara. Le të vazhdojmë përpara dhe të kujtojmë dhe atë moment të jashtëzakonshëm të ngritjes së flamurit në Bruksel, të ngritjes së flamurit tonë kombëtar. Të atij flamuri i cili është flamuri i sakrificave shqiptare, të jetëve të dhëna për liri, për lirinë që e gëzojmë ne sot, të Shqipërisë, pavarësisë, të luftës për çlirimin e vendit, flamurit të përndjekurve politik, i pronarëve, i gjithë shqiptarëve të lirë.”
Nga qyteti verior i Rrëshenit Mediu u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të aplikojnë për letërnjoftime elektronike dhe kartat identitetit. Kjo është e rëndësishme pasi ato plotësojnë standardet për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.
Kryerepublikani, Fatmir Mediu ndër të tjera tha se partia që ai drejton vazhdon të jetë përfaqësuese politike e ish-pronarëve. Ai ka kërkuar edhe një herë besimin e qytetarëve për të vazhduar më tej reformat e nisura./tvklan.alGazetar: Edian Gjoni