Bordi i dialogut të Partisë Socialiste me shoqërinë është ngritur dhe në qytetin e Elbasanit. Qëllimi i funksionimit të kësaj strukture synon identifikimin më të mirë të problemeve që shqetësojnë vendin prej 17 vitesh. Jo më kot anëtarët e bordit janë qytetarë që nuk aderojnë në asnjë forcë politike.
Edi Rama: “Duke na krijuar kështu mundësinë që tu tregojmë njerëzve edhe me një shembull konkret se çfarë është që të merresh me politikë pa qenë politikan, pa pasur ambicie për të bërë karrierë politike dhe pa pasur interesa të drejtpërdrejta politike. Në kuptimin e profesionit dhe të jetës përmes politikës dhe njëkohësisht çfarë është që në një moment të caktuar të zgjedhësh projektin më të mirë për komunitetin dhe për shoqërinë. Që sot besoj që është projekti ynë.”
Krijimi i këtij bordi në Elbasan pason ngritjen e një strukture të njëjtë me qytetarë të Shkodrës./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi