Janë të paktën 11 objektiva që SPAK parashikon të mbushë në 3-vjeçarin e ardhshëm. E ato i renditi vetë kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë raportimit të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Objektivat e SPAK kanë të bëjnë që nga përmirësimi i kapaciteteve të hetimeve, tek shtimi i strukturave mbështetëse, bashkëpunimi ndërkombëtar e deri tek ngritja e një sistemi të administrimit të çështjeve.
“Objektivi i parë është përmirësimi i kapaciteteve të hetimit penal. Së dyti forcimi i kapaciteteve për hetimin financiar dhe pasurore, qasja proaktive në hetimin e pastrimit të parave, nxjerrja e akteve nënligjore për goditjen e pastrimit të parave, forcimi i hetimeve kundër financimit të terrorizmit, sigurimi i standarde të larta ligjore të integritetit institucional, shtimi i strukturave mbështetëse, forcimi i ndihmës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, reduktimi i çështjeve të mbartura, forcimi i transparencës dhe komunikimi me publikun si dhe ngritja e sistemit të administrimit të çështjes”, tha Dumani gjatë fjalës së tij./tvklan.al