Shqipëria-Francë do të jetë ndeshja e parë ndërkombëtare që do të luhet në “Air Albania Stadium”. Impianti do të inaugurohet nga Presidenti i UEFA-s Aleksander Çeferin, i cili i ka nisur vizitat në Tiranë mesditës e sotme me takimin me kryeministrin e vendit Edi Rama.
Më pas kreu i UEFA-s vizitoi atë që federata e quan shtëpia e futbollit dhe që pritet të jetë qendra e ardhshme stërvitore e kombëtares, si dhe godina e Federatës së Futbollit, që po ndërtohet në ish-kompleksin Dinamo.
Çeferin do të dekorohet nga Presidenti i Republikës, ndërsa më pas në orët e mbrëmjes do të inaugurojë bashkë me Presidentin e Federatës Armand Duka, stadiumin e ri.
Tv Klan