Qeveria shqiptare krijon Drejtorinë e Përgjithshme Anti-korrupsion. Ky institution i ri që do të jetë pjesë e ministrisë së Drejtësisë dhe që do të financohet nga buxheti i shtetit, ka në fokus të veçantë hetimin e punonjësve të administratës publike për të shmangur çdo shkelje të mundshme që mund të kryhet gjatë procesit të punës.
Me këtë vendim qeveria shqiptare synon një administratë sa më efiçente në shërbim të qytetarëve.
Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se drejtuesi i këtij enti shtetëror propozohet nga ministri i Drejtësisë dhe miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Në vendimin e qeverisë është miratuar edhe struktura përkatëse dhe përgjegjësia e kësaj drejtorie e cila krijohet teksa kryeministri Rama e ka shpallur prioritet anti-korrupsionin në administratë, si një mekanizëm që do të na afronte me shumë më Bashkimin Europian.
Pjesë e kësaj drejtorie do të jenë 47 kordinatore që do të merren me hetimin e punës së administratës dhe më pas të gjitha shkeljet e konstatuara do të dërgohen në SPAK dhe prokurori. Indicie kordinatorët anti-korrupsion mund t’i marrin nga denoncimet online apo ankesat për praktika abuzive, korruptive apo arbitrare ndërsa institucionet janë të detyruara t’i vendosin në dispozicion ekspertë për thellim të hetimeve.
Klan News