Askush nuk e kishte menduar më parë se do të krijohej një film ku në rolin kryesor do të ishte Krishti, homoseksual.
Prej disa javësh në Brazil është duke u transmetuar në Netfilx filmi “Tundimi i parë i Krishtit”, i krijuar nga një grup komedianësh në YouTube, Porta dos Fundos.
Ky prodhim nuk është pritur mirë nga pjesa më e madhe e brazilianëve, pasi në të Jezusi paraqitet si një djalë që sjell në shtëpi të dashurin e tij, me qëllim për të finalizuar dashurinë e tyre.
Kjo gjë ka bërë që më shumë se 2 milionë njerëz të nënshkruanin një peticion online, me qëllim heqjen e filmit 46 minutësh nga transmetimi.
I njohur si një vend që fenë e ka gjënë më të rëndësishme, duket se krijuesit e filmit kanë vendosur të sjellin një frymë të re.
Ata kanë deklaruar se njerëzit duhet të vlerësojnë lirinë artistike dhe humorin përmes satirës, duke qenë se diçka e tillë është thelbësore në një vend demokratik.
Klan Plus