Klea, 17 vjeç, ka lënë Belgjikën për të marrë pjesë në “X Factor Albania” në Tv Klan, dhe historia e saj është një ndër ato që të prek në zemër. E rritur me nënën në Belgjikë, Klea jeton atje me nënën, larg nga babai, i cili jeton në Tiranë.
I ati e shoqëronte sonte Klean në ‘X Factor Albania’, ku rrëfeu se këtë vit më në fund ata do kalojnë një vit të plotë së bashku.
“Unë vajzën e shoh çdo vit, kalojmë çdo pushim bashkë. Pas shumë kohësh ky është viti i parë që kalojmë një vit të tërë së bashku. Një nga lumturitë më të mëdha të një prindi është kur sheh vajzën që rritet”, tha babai i Kleas, ndërsa ai shoqëronte vajzën e tij në prapaskenën e “X Factor Albania”.
Klea, e emocionuar nga ky moment i veçantë, nuk mundi të fshihte emocionet dhe u përlot. Por pas kësaj, ajo kaloi në skenë dhe bëri magji me performancën e saj, duke marrë 4 “Po” nga juria e “X Factor Albania”.
/tvklan.al