Policia e Tiranës ka gjetur thikën me të cilën u vra nxënësi 14-vjeçar në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet disa ditë më parë nga bashkëmoshatari i tij.
Gazetari i Klan News Besar Bajraktari ka mësuar se thika u gjet në afërsi të Gjykatës së Apelit pranë Rrugës së Elbasanit.
Mjeti i ftohtë u gjet brenda çantës së tij të shkollës nga një qytetar që e konstatoi atë në rrugë dhe lajmëroi policinë. Thika ishte brenda çantës.
Autori i dyshuar, minoren dhe nxënës i të njëjtës shkollë, u la sot në arrest me burg nga gjykata.
Ai vrau bashkëmoshatarin e tij 14-vjeçar Martin Cani, duke e goditur me thikë në zemër pas një sherri banal që kishte nisur fillimisht në TikTok.
Krimi që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku të dy ishin nxënës të asaj shkolle.
/tvklan.al