Era, nga Durrësi, ka treguar se asnjëherë nuk është vonë për t’u rikthyer më fuqishëm duke mahnitur jurinë dhe publikun me një performancë të zjarrtë në edicionin e këtij viti të “X Factor Albania” në Tv Klan.

Pas një tentative vitin e kaluar kur nuk mori dot 4 ‘Po’ nga juria, ajo provoi sërish dhe këtë herë ia doli duke kënduar hitin “Karma”. Me një vokal të fuqishëm dhe një energji të jashtëzakonshme, Era mori katër ‘Po’ nga jurinë dhe plot komplimente për performancën e saj.

Siç theksoi, Arilena Ara: “Mundësitë e dyta ndonjëherë janë më të mira”, duke i dhënë forcë për çdo të ri se një dështim nuk do të thotë fundi i ëndrrave, por një mundësi për t’u përmirësuar dhe për t’iu rikthyer më fort.

/tvklan.al