Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, ishte i ftuar në një lidhje live në Klan News. Në një intervistë me gazetarin Besard Jacaj, ai uroi të gjithë shqiptarët me rastin e Krishtlindjes.
“Gëzuar për shumë mot krishtlindjen dhe paqe për vëllezërit tanë shqiptarë kudo qofshin”, tha Imzot Dodaj.
Imzot Dodaj theksoi se kishat në shumicën e tyre janë të mbushura tashmë nga të rinjtë, që po ndahen nga materializmi. Ai u shpreh se ata e shohin lidhjen me zotin si një formë për të dalë nga boshllëku që jep materializmi.
“Kishat tona në përqindjen e tyre pothuajse mbi 70-80% janë veçanërisht të mbushura me të rinj. Po perceptohet gjithnjë e më shumë se si të rinjtë duan të dalin nga një formë boshllëku ose një formë arratisje që jep thjesht materializmi. Po kuptojnë që materializmi është thjesht iluzion, sjell shumë vartësi, sjell shumë vete dhe rrezikojnë me të vërtetë një vetmi. Të rinjtë po kuptojnë që kanë nevojë për praninë e Zotit”, tha Imzot Dodaj.
Sipas tij ka edhe një rritje të vullnetarizmit me të rinjve.
“Duhet të investojmë më shumë tek të rinjtë, duhet të mos ua vjedhim shpresat dhe ëndrrat”, tha ai.
Një falenderim, e pati edhe për ambasadoren shqiptare në Vatikan, Majlinda Frangaj e cila sipas tij po çon përpara me devotshmëri dhe përkushtim lidhjen e lashtë e të bukur të shqiptarëve me Selinë e Shenjtë.
“Pata para pak minutash të hapur Portën e Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit nga Vatikani, ku edhe shteti ynë shqiptar është i përfaqësuar nga ambasadorja jonë e cila personalisht dhe ajo ka bërë urimet dhe mua dhe kishës sonë këtu në Shqipëri. Falenderoj me të vërtetë Zotin për këtë lidhje të bukur dhe të lashtë mes popullit tonë shqiptar me Selinë e Shenjtë dhe që në këto kohë çohet përpara me shumë devotshmëri dhe përkushtim edhe nga zonja Majlinda që e uroj dhe unë”, tha ai./tvklan.al