Puthjet e Kristit me vajzat e tjera duket se e kanë “trazuar” paksa Kleonën. Konkurrentja ishte në një takim me fronistin këtë javë dhe nuk i ka pëlqyer fare se si ka vepruar Kristi në takimet me vajzat e tjera.
Kristi: Këto dy javë çfarë ndodhi në kokën tënde?
Kleona: Gjëja e parë ishte takimi. Nuk është se më pengoi, nuk më pëlqeu fare. Ishte gjë koti. Nuk mund të bësh ti të njëjtën gjë që bën me mua, kur mua më thua më pëlqen shumë dhe atë tjetrën që erdhi dhe nuk e njeh fare dhe është ashtu siç është, ti ta puthësh njësoj.
Por Kristi mendon se me faktin që ka puthur vajza të tjera nuk do të thotë që ka hedhur poshtë konkurrenten. Madje sipas tij, ai ka të drejtë që të puthë të gjitha vajzat që janë në “Love Story” për të. Por ia shprehu në sy se si; ka puthur Kleonën nuk ka puthur asnjë njeri tjetër.
Kristi: Nuk të hodha poshtë. Të them një gjë. Unë kam të drejtë t’i puth të gjitha ato.
Kleona: Edhe unë kam të dejtë t’i puth të gjithë ata.
Kristi: Jo! Ti a je për mua ose për Jonny-n? Ti ke të drejtë të më puthësh mua dhe Jonny-n. Në fakt në teori kam të drejtë t’i puth të gjitha ato në takim. Ama siç të puthur ty nuk kam për të puthur njeri tjetër.
Kleona: Këdo që të puthësh dije që mërzitem dhe do e shpreh.
Po ashtu, Kristi i shprehu Kleonës se ka frikë se konkurrentja e shikon fronistin si send fizik dhe seksual.
“Unë kam një ndjesi që më ke qejf kështu fizikisht dhe thua hë me këtë do puthem. Mënyra si më trajton ti më duket kështu si e shpejtë dhe do mbarojë shpejt. Unë nuk dua të të konsumoj ty me puthje apo ku di unë që në fillim. Unë kam frikë që ti më shikon si send fizik, si send seksual… do bëj një herë seks me Kristin dhe do mbarojë. Mendoj që truri jot kështu po punon”, tha Kristi./tvklan.al